LAJMI I FUNDIT:

Ariu ndjeu erën e ëmbëlsirave dhe shkoi të shijonte një (Foto)

Ariu ndjeu erën e ëmbëlsirave dhe shkoi të shijonte një (Foto)

Shkencëtarët nga Instituti Polar i Norvegjisë që ndodheshin në bregdetin e Lance, sapo kanë përgatitur disa ëmbëlsira për çaj janë befasuar nga një mysafir i pazakontë.

Një ari polar që ka ndjerë erën e ushqimit të dalë nga furra, ka shkuar pranë dritares së anijes dhe e ka futur kokën brenda, transmeton Telegrafi.


Ariu në kërkim të ëmbëlsirave

Të pranishmit nuk janë frikësuar dhe i kanë ofruar kafshës një file peshku.

“Po bëheshim gati të pinim çaj, kur në dritare pamë kokën e ariut. Ndjeu se kishin përgatitur diçka dhe deshi pjesën e vet”, ka thënë njëri prej shkencëtarëve lidhur me rastin.

Mësohet se ata po qëndrojnë në anije, sepse po kryejnë disa hulumtime në bregdet. /Telegrafi/