LAJMI I FUNDIT:

Aris Universum në Gjilan – botë e adrenalinës dhe eksperiencë e hatashme me vetura Off Road

Në fshatin Malishevë të Gjilanit, Selver Halili, i njohur si Aris, ju pret që ta vizitoni për t’u futur në botën e tij. E bota e tij karakterizohet nga dashuria e zjarrtë për veturat dhe etja e pandalshme për adrenalinë. Prandaj, biznesi edhe ka marrë emrin “Aris Universum”, e që nënkupton “Bota e Arisit”.

Aris Universum është kompania e parë në vendin tonë e cila ofron vetura Off Road për shfrytëzim në tokë private në një terren malor prej rreth 10 hektarëve.


Kompania ka filluar të jetësohet nga viti 2017 kur Arisi vendosi të rikthehej nga Gjermania për të investuar në vendlindjen e tij dhe ta realizonte ëndrrën e kamotshme që sportin e tij të preferuar t’ua mundësojë edhe tjerëve, si dhe ta promovojë aktivitetin Off Road në Kosovë.

Çfarë saktësisht është adrenalina me Off Road dhe përse duhet ta provoni me shoqërinë tuaj?

Off-roading është aktiviteti i vozitjes së një veture apo motori në rrugë, shtigje e terrene të vështira – si p.sh. në rërë, mal, borë, gurë apo terren tjetër natyral.

Pavarësisht se a jeni duke dashur ta forconi punën ekipore në kompaninë tuaj, të përjetoni diçka të re së bashku me shoqërinë apo t’i argëtoni klientët, aktiviteti Off Road është ideali për ju.

Kjo për arsye se emocionet e papërshkrueshme që ju sjell aktiviteti i tillë, ndikojnë në përforcimin e lidhjeve përmes kënaqësisë dhe argëtimit.

Në veçanti rekomandohet për grupe shoqërore të cilat duan të provojnë gjëra të reja dhe të pa harruara pa pasur nevojë t’i kalojnë kufijtë e Kosovës.

Sa është i sigurt aktiviteti Off Road në Aris Universum?

Pronari i Aris Universim ka një eksperiencë me dekada të tëra në shtetet evropiane, ku edhe njihet si “Aris Golden Hands” apo “Duart e Arta të Arisit”.

Kjo për shkak se me mjeshtërinë dhe aftësitë mekanike që i posedon, ai arrin që të gjitha veturat t’i modifkojë vet sipas nevojave të terrenit, duke i krijuar pjesët të cilat i bëjnë veturat të përshtatshme për terrenin malor që ai e posedon.

Duke marrë parasysh kontrollet teknike që kryhen herë pas here dhe mundësinë që shoferi ta testojë veturën para se ta merr për shfrytëzim, siguria në këtë aktivitet është maksimale.

Përveç kësaj, të gjithë ata që marrin vetura në shfrytëzim, kanë asistencë gjatë tërë kohës nga stafi profesional.

Si mund ta provoni këtë aktivitet?

Këtë aktivitet mbresëlënës e të mbushur me adrenalinë, ju do të mund ta provoni duke filluar nga muaji korrik, kur edhe rihapet Aris Universum.

Mjafton ta kontaktoni kompaninë përmes rrjeteve sociale apo telefonit si në vijim:

Facebook: Aris Universum
Instagram:
Aris_universum
Nr. Tel: + 383 49 547 577

Web: aris-universum.com

Partnerët që mbështetën realizimin e kësaj videoje:

Red Bull Kosova & Gjirafa50

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Bëje vet
Kalo në kategori