LAJMI I FUNDIT:

Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj publikojnë videoklipin e këngës “Dance me”

Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj publikojnë videoklipin e këngës “Dance me”

Në fillim të muajit nëntor, Arilena Ara publikoi albumin e ri muzikor “Pop Art”.

Në mesin e disa bashkëpunimeve, një të tillë ajo e solli edhe me artistin e njohur, Gjon Muharremaj.


Arilena dhe Gjon’s Tears bashkuan forcat në këngën “Dance me”, të cilën sot ( 25 dhjetor) e lansuan edhe me vidoeklip.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Producent i këngës është Florent Boshnjaku, i cili u kujdes edhe për miksimin dhe masterizimin.

Projekti është me tekst nga Arilena Ara, Gjon’s Tears, Wendy dhe Florent Boshnjaku.

“Dance me” tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e dyshes.

Krahas Gjon’s Tears, Ara në album ka përfshirë bashkëpunim edhe me artisten Dafina Zeqiri dhe reperin, Noizy. /Telegrafi/