LAJMI I FUNDIT:

Arifi takohet me Escobarin: Kërkova të ndalohet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë

Arifi takohet me Escobarin: Kërkova të ndalohet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar të enjten se është takuar me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Arifi ka thënë se është diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.


Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë – qytetarët tash e tuje mund të ankohen edhe përmes platformës digjitale
Lexo po ashtu Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë – qytetarët tash e tuje mund të ankohen edhe përmes platformës digjitale

“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, i pari i Preshevës është shprehur se lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës.

“Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, rreth 8 mijë banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u janë pasivizuar adresat, një masë e shtetit serb që po u pamundëson shqiptarëve pajisjen me dokumente pas skadimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori