LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Nuk ka takim të caktuar për dialogun me Serbinë

Arifi: Nuk ka takim të caktuar për dialogun me Serbinë

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, vazhdon të mbetet temë diskutimi si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Nikolla Selakoviq, sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë deklaroi se data e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit do të dihet sot ose nesër.


Por, një gjë të tillë e ka mohuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Arifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk dihet se kur do të caktohet data për vazhdim të dialogut.

Selakoviq: Sot ose nesër do të mësohet data e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Selakoviq: Sot ose nesër do të mësohet data e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

“Ende nuk ka takim të caktuar me përfaqësuesit e shtetit serb. Nuk dihet se kur do të caktohet”, ka thënë Arifi.

Ditë më parë edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Karlos Martin Ruis de Gordehuela, nuk ka treguar se kur do të mbahet rrethi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdojë sa më parë që të jetë e mundur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori