LAJMI I FUNDIT:

Arifi e Hoxhiq flasim për bashkëpunimin në turizëm në mes Kosovës dhe Malit të Zi

Arifi e Hoxhiq flasim për bashkëpunimin në turizëm në mes Kosovës dhe Malit të Zi

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, priti në takim njoftues Qazim Hoxhiq, ndihmësministër në Ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi.

Temë diskutimi ishte inicimi i një marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.


Zëvendësministri Arifi i dëshiroi mirëseardhje z.Hoxhiq dhe njëkohësisht e informoi për të arriturat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht në fushën e turizmit.

Në vazhdën e këtij takimi u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të nivelit institucional, që luan një rol të veçantë në fushën e turizmit. Po ashtu është diskutuar edhe për lehtësirat e kalimit kufitar në kohën e sezonin turistik, në periudhën maj-shtator.

Hoxhiq ka shprehur gatishmëri për sigurinë e turistëve kosovarë që bëjnë pushimet në bregdetin malazez. /Telegrafi/