LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Besojmë se i kemi 80 vota për demarkacionin

Arifi: Besojmë se i kemi 80 vota për demarkacionin

Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, beson se i kanë siguruar numrat për të votuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se synojnë të kenë edhe më shumë se 80 numra në Parlament kur votohet për marrëveshjen e kufirit me malazezët.


“Ne po besojmë se kemi me i mbërri 80 vota, pasi është interes i vendit, është interes madhor i vendit. Kosovës i hapet krejtësisht një perspektivë tjetër. Janë adresuar problemet të cilat ne i kemi pasur si shoqëri në lidhje me demarkacionin dhe besojë që është një hap shumë i madh për Kosovën dhe nuk ka asnjë arsye pse të dështojë dikush”, ka thënë Arifi, për lajmi.net

Vendimet e mëdha janë vendime të vështira, njerëzit po kanë dilema, thotë Arifi, por deklaron se “ Ne e dimë se është shumë e vështirë të merret një vendim, por ne besojmë se do të mbizotëroj arsyeja dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës të martën do vetojnë këtë vendim kyç”.

Në pyetjen se a po bisedojnë me ndokënd tjetër për të pasur vota plus dhe kush janë ata deputetët, Arifi një gjë e tillë tashmë është duke ndodhur.

“Ne po bisedojmë edhe me ma shumë se 80, kryesisht shqiptarë, por edhe serbët. Ne do të kishim preferu që të martën të votohet më 120 vota, këtë preferencë ne po e ndërtojmë me angazhim maksimal”, është shprehur ai.

Tutje, Arifi u ka bërë thirrje edhe publike edhe private secilit deputetët pa marrë parasysh partinë politike, pa marrë parasysh etnisë, “sepse është interes i Kosovës, sepse me  këtë po përmbyllet hapi i fundit për lëvizje të lirë të qytetarëve. Jemi i vetmi vend në Evropë me kufizim të lirë të lëvizjes, andaj me këtë po i bashkohemi Evropës”.

“Është interes i Kosovës, është interes i çdo qytetari të Kosovës pasi prekë çdo qytetarë dhe të jesh 18 vjet dhe ta kesh lirinë e lëvizjes nëpër  Evropë pas viza është ngjarje e madhe për secilin qytetar”, ka thënë Arifi.

Në fund, ai ka thënë se është shans i çdo deputeti në Parlament që t’ia ofroj lirinë qytetarëve të Kosovës dhe izolimi të marr fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori