LAJMI I FUNDIT:

Ariel Cohen për Huffington Post: Të shmanget krijimi i vrimës së zezë ballkanike

Ariel Cohen për Huffington Post: Të shmanget krijimi i vrimës së zezë ballkanike

Partia socialdemokrate me orientim të majtë e Zoran Zaev, bën revolucion të thyer në Maqedoni sepse refuzon të del në zgjedhje të cilat do ti humbas. Ueb faqja amerikane më me ndikim, Huffington Post, shkruan se strategjia e LSDM opozitare është që përmes protestave të dhunshme të rrëzohet qeveria legjitime në Maqedoni, meqë këtë nuk mund ta bëjë përmes zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

-Duke i ikur ballafaqimit me votuesit, Zaevi dhe partia e tij krijojnë një revolucion laraman i cili krijohet sipas doracakut. I sjellin përkrahësit e tyre në rrugë dhe përdorin dhunë. Kur për herë të parë këtë  e bënë në vitin 2015, Bashkimi evropian ndërhyri dhe ndërmjetësoi dhe e gjithë kjo përfundoi me Marrëveshjen e Përzhinos, sipas të cilës zgjedhjet duhej të mbahen më 24 prill. Si rezultat i presioneve të partisë së Zaev, data e zgjedhje u shty për 5 qershor. Tani, Zaev, i cili ballafaqohet me akuza për përgjim të paligjshëm, sërish tenton ti shtyjë zgjedhjet, shkruan Huffington Post, duke përkujtuar që protestat të cilët i organizon opozita janë identike me ato të revolucioneve laramane në pranverën arabe.


Gjithnjë sipas tyre, lideri më i popullarizuar në Maqedoni, në të kaluarën, e me siguri edhe në të ardhmen është Nikola Gruevski, nën udhëheqjen e të cilit shteti ka demonstruar përparim ekonomik mbresëlënës.

Në tekst është potencuar edhe ajo që paqja në Maqedoni është prishur për shkak të akuzave të PSP.

Huffington Post është një ndër internet faqet me ndikim më të madh politik, njëkohësisht një ndër mediat më të lexuara. Deklarohet si media liberale dhe majtiste. Autor i këtij teksti është Ariel Cohen, përfaqësus i lartë i Këshillit atlantik, njëkohësisht edhe specialist për çështje të sigurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori