LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande me reagim emocional pas sulmit në koncertin e saj në Mançester (Foto/Video)

Ariana Grande me reagim emocional pas sulmit në koncertin e saj në Mançester (Foto/Video)

Superylli botëror, Ariana Grande, ka thënë se është e thyer shpirtërisht pas sulmit terrorist në Mançester në koncertin e saj të mbajtur në Manchster Arena.

Të hënën mbrëma u mbajt koncerti i shumëpritur i këngëtares në Manchester Arena ku u mblodhën mijëra adhurues.

Postimi i Arianas…

Menjëherë pas performancës së këngëtares ndodhi edhe një sulm që dyshohet të jetë terrorist, një sulm me bombë që la të vdekur 19 persona dhe 59 të tjerë u lënduan.


Pas shpërthimeve në koncertin e Ariana Grandes, ku ka viktima – gjendja e këngëtares thuhet të jetë e mirë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pas shpërthimeve në koncertin e Ariana Grandes, ku ka viktima – gjendja e këngëtares thuhet të jetë e mirë (Foto/Video)

“Jam e thyer, nga thellësia e zemrës sime. Më vjen shumë keq. Nuk kam fjalë”, u shpreh Ariana me anë të një postimi në Twitter.

Ariana duke performuar pak çaste para shpërthimit…

23 vjeçarja ka anuluar menjëherë turneun e saj “Dangerous Woman”, pasi këngëtarja sipas TMZ nuk është në gjendje që të performojë.

Menjëherë pas sulmit u ndalua edhe qarkullimi i trenave në stacionin e trenave të Mançesterit, teksa autoritetet policore kanë nisur hetimet për atë që është klasifikuar si sulm terrorist.

Turneu i Ariana Grandes është i treti që mbahet në tërë botën dhe filloi me një koncert në Phoenix. Të tjera koncerte ishin paraparë për Antëerp, Lodz dhe Frankfurt. Turneu do të zgjaste deri më 21 shtator në Hong Kong.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori