eksperti-banner

Institucionet e Kosovës nuk kanë mundur ta konfirmojnë lajmin për vrasjen e dy kosovarëve në Siri.

Ardian Hyseni dhe Hamdi Krusha, janë emrat e dy kosovarëve të cilët janë përmendur nga mediat siriane si të vrarë gjatë luftimeve përkrah grupit islamik ISIS.


“Zëri”, ka provuar që të marrë një prononcim nga Policia e Kosovës në lidhje më këtë rast, por, Daut Hoxha nga zyra për informim e Policisë, thotë së ata nuk mund ta konfirmojnë vdekjen e tyre. Përgjigje nuk kishte as nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Burimet të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Ardian Hyseni, nga Prishtina, njëri nga të vrarët, ka qenë së bashku me gruan dhe fëmijët në shtetin sirian.