Ardi, gjeniu i Prishtinës (Video)

Konsiderohet që në çdo shoqëri 2 për qind e popullatës janë me inteligjencë mbi-mesatare.
Por Ardi, sipas rezultateve të testit të Projektit ATOMI për Inteligjencë është më shume se kaq, pasi që i takon vetëm një promilëshit të shoqërisë sonë.
Ai po quhet gjeni i informatikës. Me inteligjencën e tij ai ka marrë pjesë në shumë projekte ndërkombëtare.
Gjenitë kanë nevojë për një edukim të mirëfilltë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për realizimin e tyre. Marrë parasysh, që personat si Ardi janë një aset i rëndësishëm kombëtar dhe kujdesi ndaj tyre është i paktë, ai arritjet e tij arsimore, nuk i sheh në Prishtinë dhe ka një arsye për këtë, transmeton koha.net.
Përveç kohës që e kalon me shkencat kompjuterike, Ardi në kohën e lirë merret edhe me fotografi.



















































