LAJMI I FUNDIT:

Arbitrazhi refuzon ankesën e ish-blerësit të Minierës së Goleshit, AKP fiton rastin

Arbitrazhi refuzon ankesën e ish-blerësit të Minierës së Goleshit, AKP fiton rastin

Gjykata e Arbitrazhit ka marr vendim lidhur me ankesën e ish blerësit të Minierës së Goleshit, “IMING D.O.O.”, duke i konsideruar të pabazuara, ndërsa po ashtu kërkesa e paditësit për kompensim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit është refuzuar si e pabazuar, referuar dokumenteve të cilat i ka siguruar Telegrafi.

Me këtë vendim Arbitrazhi ka hedhur poshtë ankesën, edhe pse blerësi pretendonte se gjatë procesit të tërheqjes së aksioneve nga ana e Bordit të AKP-së, i janë bërë një varg shkeljesh.


U fitua përmes Arbitrazhit kontesti 18-milionësh për Minierën e Goleshit, AKP-ja jep detaje
Lexo po ashtu U fitua përmes Arbitrazhit kontesti 18-milionësh për Minierën e Goleshit, AKP-ja jep detaje

Ndryshe, blerësi kishte paraqitur pretendimet edhe tek Kushtetuesja se Bordi i AKP-së, në shtator të vitit 2014, disa muaj para se t’i skadojë afati i përmbushjes së zotimeve ka marrë vendim që kjo minierë e privatizuar me metodën e spin –off special të kthehet nën menaxhim të AKP-së.

AKP: Nuk do t’i kompensojmë milionat e investuara nga ish-blerësit (Video)
Lexo po ashtu AKP: Nuk do t’i kompensojmë milionat e investuara nga ish-blerësit (Video)

Blerësi, Hysni Zogaj, po ashtu në vazhdimësi e kishte kundërshtuar vendimin e bordit të AKP-së, pasi sipas tij vlera e investimeve ishte tejkaluar.

Por vendimi i Bordit të AKP-së për tërheqje të aksioneve është vlerësuar i drejtë edhe nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila kishte refuzuar ankesën e ish blerësit.

Zogaj e kishte akuzuar AKP-në se e ka furnizuar edhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme me informata të gabuara.

Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit, me një vendim i kishte marrë fabrikën nën menaxhim me arsyen se nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës.

Disa nga pikat e vendimit të Arbitrazhit janë këto:

Pretendimi i paditësit refuzohet si e pabazuar

Pretendimi i paditësit për shpronësim refuzohet si e pabazuar

Kërkesa për kompensim nga ana e paditësit në vlerë prej 18,121,690. 17 refuzohet si e pabazuar

Paditësi është i obliguar që të paguajë shpenzimet gjyqësore në shumën prej 342,954.67 euro.

Telegrafi ka provuar të marr përgjigje nga AKP, por që nuk janë përgjigjur në Telegrafin. /Telegrafi/