LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën e ish blerësit të MIM Goleshit

Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën e ish blerësit të MIM Goleshit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot një vendim lidhur me ankesën e ish blerësit të Minierës së Goleshit, “IMING D.O.O.”.

Me këtë vendim Kushtetuesja ka hedhur poshtë ankesën, edhe pse blerësi pretendon se gjatë procesit së tërheqjes së aksioneve nga ana e Bordit të AKP-së, i janë bërë një varg shkeljesh.


Në janar të këtij viti ish blerësi i MIM Goleshit, Hysni Zogaj, kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, kthimin e aksioneve të MIM Goleshit, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Ish blerësi kishte pretenduar se gjatë procesit së tërheqjes së aksioneve nga ana e Bordit të AKP-së, i janë bërë një varg shkeljesh.

Blerësi ka paraqitur faktet edhe tek Kushtetuesja se Bordi i AKP-së, në shtator të vitit 2014, disa muaj para se t’i skadojë afati i përmbushjes së zotimeve ka marrë vendim që kjo minierë e privatizuar me metodën e spin –off special të kthehet nën menaxhim të AKP-së.

Blerësi, Hysni Zogaj, po ashtu në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e bordit të AKP-së, pasi sipas tij vlera e investimeve është tejkaluar. Blerësi po ashtu i ka prezantuar faktet Gjykatës Kushtetuese se vendimi i Bordit të AKP-së është marrë në ditën e diele, në ditën e fundit të mandatit të ish anëtarëve të bordit të KP-së.

Por vendimi i Bordit të AKP-së për tërheqje të aksioneve është vlerësuar i drejtë edhe nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila kishte refuzuar ankesën e ish blerësit.

Zogaj e ka akuzuar AKP-në se e ka furnizuar edhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme me informata të gabuara. Ku sipas tij, për këtë ka edhe fakte.

“Në raportin e vitit 2013, AKP i ka raportuar në Kuvend të dhënat se në Minierën e Goleshit janë investuar mbi 13 milionë euro, ndërsa në vitin 2014 raportuan se janë investuar 300 mijë euro”, kishte thënë Zogaj. Por sipas tij, kjo nuk është e tëra, pasi të dhënave që AKP-ja i ka dhënë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për numrin e të punësuarve thuhet se blerësi i ka punësuar 1 mijë e 800 punëtorë, e që sipas kontratës është dashur të punësoj 14 mijë e 400 punëtorë. Ku sipas deklarimeve të Zogajt, asnjë nga këto të dhëna nuk janë të sakta, pasi sipas tij në bazë të kontratës duhet të punësohen 355 punëtorë.

Ku sipas deklaratave të Zogajt, vlera e investimeve, sipas Zogajt, nga 16 milionë sa ka qenë e paraparë me kontratë, ai ka investuar mbi 22 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Pula e freskët për drekën e Bajramit - vlera ushqyese dhe shije superiore për familjen tuaj!

Pula e freskët për drekën e Bajramit - vlera ushqyese dhe shije superiore për familjen tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori