LAJMI I FUNDIT:

Arbër Isaku zgjedhet zv.kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik në Maqedoni

Arbër Isaku zgjedhet zv.kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik në Maqedoni

Prokurori Arbër Isaku do të jetë zv.kryetar në Këshillin e Prokurorëve Publik, në dy vitet e ardhshme.

Vendimin për emërimin e tij në këtë pozitë e ka sjellë Këshilli i Prokurorëve Publik mbrëmë, me shumicë votash, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Isaku vjen në vend të zv.kryetarit të deritanishëm Mexhit Jusufi.

Isaku këtë funksion e ka kryer edhe në periudhën 2016-2018.

Ai prej 01.06.2004 ka qenë përkthyes gjyqësor në Gjykatën Themelore të Tetovës./Telegrafi/