LAJMI I FUNDIT:

Gashi për takimin në Uashington: Jemi vonuar dy vite

Gashi për takimin në Uashington: Jemi vonuar dy vite

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se është e rëndësishme që raportet mes Kosovës dhe SHBA-së të kenë mirëbesimin dhe respektin reciprokë.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se marrëveshja me MCC-në është e vonuar për dy vite.

“Takimi është i vonuar por gjithsesi i mirëseardhur. Ky takim është dashur të mbahet para më shumë se dy vitesh, gjithsesi është një takim për të cilin ne jemi të kënaqur si skenë politike kosovare, por duhet të dalin detajet e takimit dhe të shihen prioritetet dhe agjenda e tij”.

Gashi thotë se Kurti ka pasur dhe ka probleme me Amerikën, por sipas tij tashmë temat janë duke u diskutuar në mënyrë më direkte.

“Më në fund si duket zoti Kurti dhe Qeveria e tij kanë filluar të kuptohen me Amerikën”.

Mesazhet e Blinkenit, të qarta dhe shpresëdhënëse për dialogun
Lexo po ashtu Mesazhet e Blinkenit, të qarta dhe shpresëdhënëse për dialogun

I pari i deputetëve të LDK-së thotë se fondet e MCC-së kanë qenë të bllokuara për një kohë.

“Sot po pretendohet për një fitore dhe një arritje e madhe. Ne e vlerësojmë se është një arritje e madhe por është dashur të bëhet shumë më herët. Sikur të ishte bërë marrëveshja në kohën e duhur këto projekte, ne sot do ta kishim më të lehtë përballjen me krizën ekonomike dhe energjetike”.

Gashi thotë se Kosova dhe kjo qeveri nuk do ta kenë të lehtë edhe në biseda me Amerikën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori