LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite kërkon që të hidhen poshtë akuzat për sulmet e 11 shtatorit

Arabia Saudite kërkon që të hidhen poshtë akuzat për sulmet e 11 shtatorit

Arabia Saudite ka kërkuar nga gjykatësi amerikan që t’i hedhë poshtë 25 akuza në në lidhje me përkrahjen e pretenduar të këtij vendi sulmeve të 11 shtatorit 2001, tregojnë dokumentet gjyqësore.

Në parashtresën pranë Gjykatës amerikane të Qarkut në Manhattan, avokatët të cilët e përfaqësojnë Arabinë Saudite pohojnë se prokurorët nuk mund të provojnë se Mbretëria i ka përkrahur njerëzit të lidhur me Al-Kaidën, e të cilët kanë kidnapuar aeroplanët dhe  me to janë përplasur në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork dhe në Pentagon, dhe e rrëzuan fluturaken në Pensilvani.


Gati tre mijë njerëz ishin vrarë në ato sulme. Arabia Saudite pohon se ajo ka merituar imunitet sovran.

James Kreindler, avokati i cili përfaqëson të vrarët në sulmet e 11 shtatorit, i ka thënë Reuters-it, se parashtresa ishte e papritur, transmeton gazetametro.net.

“Kemi sasi të mëdha të pohimeve mbi atë se çfarë kanë bërë organizatat saudite. Arabia Saudite nuk mund të fshihet prej fakteve”, ka thënë ai.

Avokatët e Arabisë Saudite kanë paraqitur disa shembuj, për të cilat thonë se i mbështesin pretendimet e tyre. Një nga pretendimet e tilla është raporti përfundimtar i CIA-s nga viti 2005 në të cilin pretendohet se nuk ka prova se Arabia Saudite i ka përkrahur terroristët.

Por, një kohë të gjatë dyshohet se ky vend nuk ka marrë pjesë. Është e ditur se 15 nga 19 kidnapues ishin qytetarët e Arabisë Saudite, dhe se disa prej tyre janë takuar me sauditët të cilët kanë lidhje me qeverinë e tyre, si për shembull Omar al-Bayoumi, i cili është i lidhur me diplomatët saudit.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori