Arabia Saudite fillon ndërtimin e hapësirës më të madhe argëtuese prej 334 kilometër katror

Pardje nisi zyrtarisht projekti i argëtimit, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe vetëm një ore larg nga Rijadi po ndërtohet një sipërfaqe prej 334 kilometrash katrorë.
Ky projekt do të përfshijë, parqe të ndryshme ujore, sporte motorike, ngjarje kulturore dhe shtëpi pushimi. Qiddiya pret të tërheqë 1.5 milionë vizitorë në vit, kur të hapet faza e parë në vitin 2022, përcjell Telegrafi.
Fondi i Investimeve Publike, i cili mbështet projektin, pohoi se Qiddiya është një arritje kulturore, rekreative dhe shoqërore që forcon strukturën e pasur të Arabisë Saudite dhe plotëson nevojat në rritje të qytetarëve sauditë për të zhvilluar pasionet e tyre, për të testuar talentet e tyre dhe për të shijuar turizmit vendas dhe aktivitetet e kohës së lirë.
Projekti ka një sipërfaqe 2.5 herë më të madhe se Walt Disney World, ose 100 herë më e madhe se Central Park në New York dhe synon të tërheqë 17 milionë vizitorë deri në vitin 2030. /Telegrafi/


















































