LAJMI I FUNDIT:

Apple thuhet se ka anuluar planet për lansimin e iPhone SE në vitin 2024

Apple thuhet se ka anuluar planet për lansimin e iPhone SE në vitin 2024

Apple thuhet se ka anuluar planet për të lansuar një iPhone SE në vitin 2024. Sipas një analisti, gjiganti i teknologjisë me bazë në Kupertino-Kaliforni ka anuluar gjeneratën e katërt të iPhone SE të planifikuar për vitin e ardhshëm.

Analisti pohoi gjithashtu se Apple po planifikonte të prezantonte çipin e tij të parë 5G në celular, përpara se ta paketonte atë në serinë e saj kryesore iPhone 16. Anulimi i raportuar i iPhone SE, megjithatë, mund të nënkuptojë që Apple do të vazhdojë të përdorë çipat Qualcomm në telefonat e saj në vitin 2024, transmeton Telegrafi.


Sipas një postimi në blog nga analisti i teknologjisë Ming-Chi Kuo, udhëzimet e Apple për zinxhirin e furnizimit sugjerojnë se planet e prodhimit dhe dërgesës për gjeneratën e katërt të iPhone SE janë anuluar.

Sipas Kuo, Apple fillimisht kishte planifikuar të lansonte iPhone SE si telefonin e parë me çipin e tij 5G në bord në vitin 2024, përpara se ta përfshinte atë në linjën e tij të iPhone 16.

Megjithatë, me anulimin e raportuar të gjeneratës së katërt të iPhone SE, kompania mund të vazhdojë të përdorë çipat 5G të Qualcomm në telefonat e saj. Sipas Kuo, Apple ishte i shqetësuar se performanca e çipit të saj të brendshëm nuk do të përputhej me atë të Qualcomm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Twitter kufizon

Twitter kufizon "Space"

Teknologji
Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Teknologji
Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori