Apple parashikon një tjetër rënie të të ardhurave – shpall fundin e problemeve me prodhimin e iPhone
Apple Inc të enjten parashikoi se fitimet e tyre mund të bien për tremujorin e dytë me radhë, por se shitjet e iPhone mund të kenë gjasa të përmirësohen teksa prodhimi në fabrikën e tyre në Kinë i është kthyer normalitetit, kjo pas mbylljeve që kishin ndodhur në lidhje me shpërthimin e COVID-it në vend.
Ndërsa ka një ton optimist për shitjet e shërbimeve dhe iPhone, drejtori ekzekutiv Tim Cook tha se një ekonomi e pasigurt pritet të dëmtojë kategori si lojërat dhe reklamat digjitale.
Në përgjithësi udhëheqësit e Apple tentuan që t’i sigurojnë investitorët se pavarësisht se firma po përballet me ngritje dhe zbritje në ciklin e shitjeve të pajisjes kryesore të saj dhe është e cenueshme ndaj goditjeve të zinxhirit furnizues, kompania më e madhe në botë e listuar mbetet në një rritje të qëndrueshme – ndoshta disi më të ngadaltë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Dhe menjëherë pas disa prej rezultateve më të këqija financiare të kompanisë në vite, të paktën disa investitorë dukej se i dhanë Cook përfitimin e dyshimit, duke imponuar vetëm rënie modeste të çmimeve të aksioneve.
Për tremujorin e fundit, përfitimet e Apple nuk u përputhën me pritjet e Wall Street për herë të parë që nga viti 2016, një goditje kjo e shkaktuar nga shitjet e iPhone, të cilat ranë për herë të parë që nga viti 2020.
Stoqet ranë për afro 2 për qind pasi krye-shefi financiar Luca Maestri tha se shitjet e iPhone kishin të ngjarë të përmirësoheshin krahasuar me tremujorin e përfunduar më 31 dhjetor. Kjo nuk e fshiu një fitim prej 3.7 për qind gjatë tregtisë së rregullt.
Amazon.com dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, gjithashtu kishin një rënie prej afro 4 për qind pas raportimit të këtyre rezultateve. Këto 2 kompani gjithashtu kishin fituar gjatë tregtisë së rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi