LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të jetë duke dizajnuar modemin e tyre 5G

Apple mund të jetë duke dizajnuar modemin e tyre 5G

Apple mbështetet në furnizues të jashtëm si Qualcomm dhe Intel për modemët e iPhone, por është raportuar prej kohësh se kompania është e interesuar në dizajnimin e modemeve të tyre.

Kjo do t’i mundësonte kompanisë që të reduktojë besimin e saj tek furnizuesit dhe të kursejë para në këtë proces. Disa ndryshime në ekipin e brendshëm në Apple tani sugjerojnë se kompania po kërkon të dizajnojë modemët 5G për iPhone.


Reuters raporton se Apple ka zhvendosur grupin e inxhinierisë së çipeve modem në grupin e teknologjisë harduerike.

Kjo mund të mirret si një tregues se Apple tani është seriozisht në kërkim për të zhvilluar modemet e veta.

Zëvendëspresidenti i lartë i Apple i teknologjive harduerike, Johny Srouji, thuhet se është ngarkuar me projektin e dizajnit modem që nga janari i këtij viti.

Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se Apple do të zgjedhë një modem Samsung apo MediaTek për iPhone 5G të parë. Pra, asgjë nuk është vendosur ende dhe ne mund të presim të dëgjojmë më shumë rreth planeve të modemit të Apple në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori