LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson zyrtarisht modelet e reja iPad Air dhe iPad Mini (FOTO)

Apple lanson zyrtarisht modelet e reja iPad Air dhe iPad Mini (FOTO)

Së fundmi është spekuluar se Apple mund të ketë disa iPad të ri në zhvillim. Këto nuk janë iPad-ët të cilët u rifreskuan vitin e kaluar, por thashethemet pohonin se këto janë në të vërtetë iPad të lirë që mund të lansohen në opsionet e reja 10.2-inç dhe 10.5-inç.

Duket se thashethemet kanë qenë të sakta, sepse Apple ka lansuar një iPad të ri prej 10.5 inç dhe një iPad mini të rifreskuar prej 7.9 inç, për të cilin gjithashtu është përfolur për rifreskimin pas disa viteve që Apple e ka neglizhuar atë.


iPad Air prej 10.5 inç, duket se nuk ka një dizajn të ri si iPad Pro. Do të shfaqë një ekran 10.5 inç, Touch ID për siguri, dhe do të përdorë procesorin A12 Bionic.  

Kjo pajisje do të mbështesë Smart Keyboard dhe Pencil Apple kështu që nëse nuk keni nevojë për performancën dhe madhësinë e iPad Pro, iPad Air mund të jetë një opsion më i lirë me një çmim fillestar prej 499 dollarë.

Pajisja tjetër është iPad Mini, modeli i rifreskuar që është pritur gjatë. iPad Mini do të vazhdojë të ketë formën dhe dizajnin e kaluar dhe do të vijë gjithashtu me procesorin A12 Bionic, kështu që në realitet ndryshimet nuk janë veçanërisht drastike.

Gjithashtu do të mbështesë Pencil Apple kështu që nëse doni diçka më të vogël dhe më të lëvizshëm, iPad Mini i ri mund të jetë me vlerë për shqyrtimin tuaj.

Do të ketë çmime duke filluar nga 399 dollarë dhe së bashku me iPad Air, do të jenë në dispozicion për blerje duke filluar nag sot, në faqen e internetit të Apple. /Telegrafi/