LAJMI I FUNDIT:

Apple ka 2.4 milionë të punësuar

Apple ka 2.4 milionë të punësuar

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompania Apple ka të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë rreth 2.4 milionë persona.

Apple njoftoi këtë në një komunikatë duke nënvizuar se numri i të punësuarve është katërfishuar këto tetë vitet e fundit.

Kompania Cupertino punëson drejtpërdrejt 90 mijë persona. Një pjesë e madhe e punonjësve është në sektorin e aplikikacioneve. Aplikacionet funksionojnë për 1,9 milionë amerikanë.

Këtyre u shtohen 9 mijë kompani furnizuese amerikane për të cilat Apple ka shpenzuar 60 miliardë dollarë në 2018 dhe që numërojnë 450 mijë punonjës.

“Ne jemi në linjë me objektivin e njoftuar në janar 2018 për të kontribuar drejtpërdrejt në ekonominë amerikane me 350 miliardë dollarë në vitin 2023”, deklaroi Apple. /KP/Telegrafi/