LAJMI I FUNDIT:

Apple është ylli i këtij viti

Apple është ylli i këtij viti

Këtë vit, Apple e ka hequr rivalin e saj Microsoft nga piedestali i kompanive të teknologjisë më të vlefshme në botë, ndërsa drejtori aktual dhe bashkë-themeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs është vlerësuar si një nga drejtorët më të suksesshëm në historinë e biznesit.

Revista britanike, njëkohësisht edhe revista më e respektuar e biznesit në botë, Financial Times javën e kaluar e shpalli drejtorin e Apple, Jobs si “Njeriu i Vitit”, duke thënë se prezantimi i tij për tabletin iPad "bën historinë moderne të biznesit", e sidomos pas sëmundjes që e kishte kapluar kur iu desh t’i nënshtrohet transplantimit të mëlçisë.

Falënderimit për punën e Jobs, i është bashkuar edhe Presidenti Barack Obama, i cili e quajti drejtorin e Apple, si “mishërim të virtyteve për tregje të lira”.


Kompani të tjera janë duke u përpjekur për të arritur suksesin e tabletit të Apple, atë iPad, dhe në mesin e tyre janë rivalët si: Samsung, Research In Motion, HP dhe Dell.

Mirëpo, asnjëra prej këtyre pajisjeve nuk ka arritur të bëhet ndonjë pikë e rëndësishme referimi në treg, prandaj Apple dhe Steve Jobs janë yjet e këtij viti që po e lëmë pas. /Telegrafi/