LAJMI I FUNDIT:

Apple edhe më e pasur

Apple edhe më e pasur

Apple në fillim të këtij viti është bërë kompania e dytë më e vlefshme në botë, shikuar nga kapitalizimi tregtar.

Shikuar nga kapitalizimi tregtar, Apple në ditët e para të këtij viti që sapo hymë është bërë kompania e dytë më e vlefshme në botë. Me rritjen e vlerës së aksioneve për dy për qind në 329.57 dollarë në fillim të javës, vlera e Apple është ngritur në 302.32 miliardë dollarë.

Me këtë kompania ka siguruar vendin e dytë, rreth së cilit qysh nga shtatori po shtyhet me kompaninë kineze PetroChina, e analistët e kompanisë së hulumtimeve Piper Jaffray prognozojnë rritje edhe më të madhe të aksioneve gjatë këtij viti në mbi 400 dollarë.


Kompania e naftës Exxon Mobil Corporation edhe më tutje mbetet në vendin e parë sipas kapitalizimit tregtar me vlerë të përgjithshme prej 375.92 miliardë dollarë. /Telegrafi/