LAJMI I FUNDIT:

Apple afër vlerës prej 1 trilion dollarë

Apple afër vlerës prej 1 trilion dollarë

Apple është vetëm pak hapa larg të bërit kompania e parë në histori me vlerë 1 trilion dollarë, një cak simbolik ky që tregon se sa shumë kompanitë e teknologjisë po dominojnë në bursat amerikane.

Të premten e kaluar, gjiganti i teknologjisë vlerësohej në mbi 940 miliardë dollarë, vetëm 60 miliardë më pak nga shifra që asnjë kompani tjetër e vlerësuar në bursa, nuk e ka arritur ndonjëherë.


Sidoqoftë, Apple nuk është e vetmja kompani teknologjike që po i afrohet trilionëshit. Amazon, aktualisht vlerësohet në mbi 820 miliardë dollarë. Por, për momentin, Apple është lider i padiskutueshëm. Edhe investuesi i famshëm, skeptik për teknologjinë, Warren Buffet, ka vënë vulën e tij të aprovimit mbi kompaninë duke blerë 75 milionë aksione dhe duke injektuar besim shtesë në titanin e teknologjisë.

Kur Steve Jobs vdiq në 2011, shumëkush u shqetësua se kompania do të përballej me vështirësi. Por, nën drejtimin e pasuesit të përzgjedhur prej vetë atij, Tim Cook, apple tashmë ka shumëfishuar vlerën e asaj kohe. Apple, sërish, mund të mos jetë kompania e parë që kalon kufirin e 1 trilionëshit.

Gjiganti i teknologjisë, mund të lihet pas nga Aramco, prodhuesja e naftës nga Arabia Saudite, që mund të vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë kur ajo të dalë në bursa vitin e ardhshëm. Marrë së bashku, kompanitë teknologjike Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Google, kanë një vlerë që shkon në rreth 4 trilionë dollarë, duke dominuar qartazi në indekset e bursave amerikane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori