LAJMI I FUNDIT:

“Më shpejt mund të shpërbëhet BE-ja se të pranohemi ne”, ‘Do të pranohemi se e meritojmë” – qytetarët optimistë e pesimistë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Krerët e Republikës së Kosovës gjatë ditës së mërkurë, më 15 dhjetor në një ceremoni zyrtare kanë nënshkruar dokumentin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Data e 15 dhjetorit u konsiderua historike dhe se është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme.


E aplikimin e Kosovës për anëtarësim e kanë përshëndetur edhe qytetarët e Kosovës, të cilët thanë po ashtu se është ditë historike për Kosovën, por sipas tyre rruga drejt anëtarësimit të plotë të vendit në BE është e gjatë.

Ilir Nikçi tha se qytetarët e Kosovës nuk mund ta dinë datën se kur do të ndodhë ky proces.

Sipas tij më përpara do të shpërbëhet i gjithë Bashkimi Evropian sesa, që të pranohet Kosova në familjen evropiane.

“Aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian mund të pranohet, por deri në anëtarësim është një rrugë e gjatë është për  tu bërë. Nuk do të thotë që kemi aplikuar që edhe do të pranohemi. Unë mendoj që ma shpejt mund të shpërbëhet i tërë Bashkimi Evropian sesa që Kosova do të pranohet në BE”, tha Nikçi.

Ilir Nikçi – Qytetar

Ndërkaq Ramize Vllasaliu u shpreh optimiste për anëtarësimin e Kosovës në BE. Mirëpo, sipas saj kjo gjë merr kohë dhe nuk mund të ndodhë tani.

“Mendoj që Kosova do të pranohet në Bashkimin Evropian, por jo tani sepse kjo gjë merr kohë. Me datë nuk e dimë asnjë. Mirëpo unë e di që do të na pranojnë sepse jemi të mirë, si popull”, deklaroi ajo.

Ramize Vllasaliu – Qytetare

Ndërsa Rexhep Mexhani deklaroi se nuk brengoset për këtë pjesë, sepse siç thotë ai nuk mund t’i besohet BE-së, pasi nuk ishte në anën e shqiptarëve edhe përgjatë historisë.

“Nuk po mërzitem për këtë punë, sepse mendoj që kjo është një gjë e vogël. I njëjti Bashkim Evropian na ka copëtua ndër vite. I njëjti po është duke anuar nga Serbia dhe po mundohet të formoj komuna serbe në Kosovë ”, theksoi Mexhani.

E Sevdail Hyseni mendon se ky anëtarësim i vendit tonë do të bëhet së shpejti.

Sipas tij, nëse kjo ndodhë do të ishte një shtysë e mirë për proceset e tjera të rëndësishme për vendin.

“Unë mendoj se do të pranohet sepse e meriton, madje edhe më herët është dashur të pranohet mirëpo të gjithë i dimë pengesat politike që kanë dal rrugës. Unë mendoj që me integrimin e Kosovës në BE, edhe shumë procese të tjera të rëndësishme për vendin do të ecin përpara”, tha Hyseni.

Sevdail Hyseni – Qytetar

Emine Brestrovci thotë se rruga drejt anëtarësimit do të jetë e vështirë dhe e gjatë.

“Do ta kemi të vështirë rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por shpresojmë që të bëhet më shpejtë…”, u shpreh për Telegrafin Bestrovci.

Kryeministri Albin Kurti i ka dorëzuar këtë të enjte zyrtarëve të Republikës së Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shtet ky që kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së. Kurti teksa ka njoftuar se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë, ka thënë se “pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori