LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni atraktiv për rikthimin e ikonave të vjetra në iPhone

Aplikacioni atraktiv për rikthimin e ikonave të vjetra në iPhone

Nëse keni nostalgji për kohë, kur nuk duhej vendosur maskë për të dalë nga shtëpia, MSCHF e ka krijuar një aplikacion atraktiv.

Reklama

Derisa bota  jashtme mund të jetë e frikshme, Icon Rewind është një aplikacion që e bën tlefonin tuaj të këndshëm dhe mjaft të dashur, duke iu kujtuar kohën kur e keni pasur edhe iPhonin e parë, transmeton Telegrafi.

Mjafton ta hapni aplikacionin nga smartfoni dhe të bëni ndryshimin, por kjo është në dispozicion vetëm në Safari dhe nuk mundësohet për Chrome.

Ikonat e ndryshuara me Icon Rewind

“Nostalgjia është një ndjenjë shumë e fuqishme, ndërsa ikonat kanë përdorim të shpeshtë në baza ditore. Menduam se ky do ishte një rikthim i këndshëm”, ka thënë Daniel Greenberg, që është kreu strategjik i MSCHF.

Meqenëse atij vet i ka pëlqyer gjithmonë më shumë shenja e vjetër e Instagramit dhe Slack, vendosi që të punojë për rikthimin e të gjithë ikonave të vjetra.

Ky format, vetëm i zëvendëson ikonat në mënyrë sipërfaqësore, derisa aplikacionet mbesin të njëjtat, së bashku me përditësimet që iu janë bërë.

“Iu kujtohet kur fantazma e Snapchat kishte një fytyrë, ndërsa ne bënim Snaps derisa shëtisnim, më mungojnë këtë kohë të vjetra e të mira”, ka thënë Greenberg.

Nëpërmjet Icon Rewind, mund të aplikohet ikona e Musical.ly, që do t’ju hapë aplikacionin e ri TikTok. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Vision Pro: Zbulohen kufjet e reja të realitetit të shtuar të Apple - bëhet i ditur edhe çmimi i tyre

Vision Pro: Zbulohen kufjet e reja të realitetit të shtuar të Apple - bëhet i ditur edhe çmimi i tyre

Teknologji
Android 14 mund të sjellë funksionin e shëndetit në telefona dhe tableta

Android 14 mund të sjellë funksionin e shëndetit në telefona dhe tableta

Teknologji
Senatorët amerikanë vënë në dyshim respektimin e privatësisë nga ana e Twitter nën pronësinë e Elon Musk

Senatorët amerikanë vënë në dyshim respektimin e privatësisë nga ana e Twitter nën pronësinë e Elon Musk

Teknologji
GPT-5 spekulohet të jetë më inteligjent se njerëzit, kur do të vijë dhe çfarë mund të ketë?

GPT-5 spekulohet të jetë më inteligjent se njerëzit, kur do të vijë dhe çfarë mund të ketë?

Teknologji
Andi Mashkulli, 15 vjeçari që u shpall fitues i garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë informative

Andi Mashkulli, 15 vjeçari që u shpall fitues i garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë informative

Teknologji
Pixel Watch mund të fiket vetvetiu për t'u mbrojtur nga nxehtësia

Pixel Watch mund të fiket vetvetiu për t'u mbrojtur nga nxehtësia

Teknologji
Kalo në kategori