LAJMI I FUNDIT:

Apeli vendos një muaj arrest shtëpiak për kryetarin e Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

Apeli vendos një muaj arrest shtëpiak për kryetarin e Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq , i cili ishte arrestuar si i dyshuar për “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit B.D.


Mbetet në paraburgim kryetari i Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq
Lexo po ashtu Mbetet në paraburgim kryetari i Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

Në njoftim thuhet se Dejanoviqit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq për cenim të votës së lirë
Lexo po ashtu Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq për cenim të votës së lirë

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, është ndryshuar. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij,  është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021. B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale,  se ka kryer veprën penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’  nga neni 210  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i  kërkuar me ligj”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në muajin mars kishte njoftuar për arrestimin e kryetarit të komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, i dyshuar për “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”. /Telegrafi/