LAJMI I FUNDIT:

Apeli i Kurtit: Vaksinohuni, që të fitoni imunitetin ndaj coronavirusit

Apeli i Kurtit: Vaksinohuni, që të fitoni imunitetin ndaj coronavirusit
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën kur në Kosovë është shënuar dhënia e 1.8 milionë vaksinave kundër COVID-19 ka bërë apel te qytetarët që sa më shpejt të marrin dy dozat kundër virusit.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot kemi shënuar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Republikën e Kosovës, ndërsa gati 900 mijë qytetarë janë vaksinuar me të paktën një dozë.


“Këto arritje kanë ardhur si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Republikës për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth tyre, si dhe i punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë, për të cilën jemi të gjithë falënderues”, ka shkruar Kurti, përcjell Telegrafi.

“Mirëpo, përderisa pandemia ende nuk ka marrë fund, edhe fushata jonë e vaksinimit duhet ende të vazhdojë. Për këtë arsye, kemi pranuar dje një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 515,970 dozave shtesë; në total arrihen mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA”.

Ai tha se ky donacion do ta ndihmojë Kosovën që të zgjerojë sa më shumë imunitetin mes popullatës sonë.

“U jemi përjetësisht mirënjohës ShBA-së dhe aleatëve të tjerë që kanë kontribuar në betejën tonë kundër COVID-19”.

Kurti i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin dy dozat e para sa më shpejt.

“Mbrojtja kundër infektimit, spitalizimit dhe humbjes së jetës bie dukshëm duke filluar disa muaj pas imunizimit me dy dozat e para. Andaj, për ta rifituar imunitetin e plotë duhet të merrni edhe dozën e tretë përforcuese, posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se “me kujdes të shtuar, bashkë do t’ia dalim”.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë  ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit nga 4,043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2,028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204,632.

Në total numri i rasteve aktive është 14,639.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800,413 doza të vaksinës.

Deri më sot 810,436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92,902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori