Apcoa synon që deri në vitin 2035 të ndërtojë 100 mijë stacione të mbushjes të veturave elektrike
Kompania e parkingjeve Apcoa ka njoftuar se planifikon që deri në vitin 2035 ta bëjë ndërtimin e 100 mijë stacioneve të mbushjes të veturave elektrike – duke synuar që të bëhet lider në këtë fushë
Në Evropë, Apcoa është një nga operatorët liderë të parkingjeve. Kompania tani dëshiron që ta shfrytëzojë këtë pozitë që e ka në treg për të hyrë në një burim tjetër fitimprurës duke instaluar stacione mbushëse.
Ata planifikojnë instalimin e një numri total prej 100 mijë stacioneve të mbushjes në garazhet dhe parkingjet e tyre. Projekti pritet të përfundojë deri në vitin 2035, transmeton Telegrafi.
Deri më sot kompania ka rreth 2,500 stacione mbushëse në 13 vende shkruajnë mediet e huaja.
Stacionet e planifikuara të mbushjes do të kufizohen në kapacitetin prej 11 deri në 22 kilovat. Megjithatë, kjo do të plotësohet me kolona të mbushjes së shpejtë që do të instalohen nga palët e treta në parkingjet që menaxhohen nga Apcoa. Ky plan parasheh ndërtimin e 1 mijë kolonave të tilla.
Drejtori ekzekutiv i Apcoa, Philippe Op de Beeck e sheh instalimin e këtyre kolonave si një tjetër shtyllë financiare.
“Ne si operatorë, e shohim një potencial të rëndësishëm të të ardhurave shtesë në përmirësimin e parkingjeve shtesë me stacione të e-mbushjes dhe të shërbimeve tjera urbane”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i Lamborghini: Veturat elektrike super sportive nuk kanë shumë kuptim!
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251