LAJMI I FUNDIT:

“Anulova të gjitha takimet kur më thirri Erdogani”

“Anulova të gjitha takimet kur më thirri Erdogani”

Në qytetin Putrajaya të Malajzisë u mbajt “Tubimi për Kudsin”, në shenjë proteste kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Në tubimin e mbajtur pas namazit të xhumasë në xhaminë Putra në Putrajaya, morën pjesë rreth 500 persona, përfshirë edhe kryeministrin Najib Razak.


Pjesëmarrësit duke brohoritur slogane kundër Izraelit de SHBA-ve, mbajtën edhe pankarta me mbishkrime “Mbroje Kudsin”, “Jo Sionistëve”, “Mallkuar qoftë Izraeli”.

Kryeministri Rezak gjatë fjalimit të tij në protestë, duke folur për kërcënimet financiare të presidentit të SHBA-ve Donald Trump kundër shteteve të cilët e mbështesin Palestinën, tha se “Asnjëherë nuk kemi kërkuar borxhe apo mbështetje nga SHBA-ja. Në të kundërtën ata shpesh kërkojnë ndihmë prej neve në aspekte të shumta. Për shembull, kërkojnë që të investojmë në blerjen e avionëve”.

Rezak po ashtu u bëri thirrje myslimanëve që të jenë të bashkuar kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.

“Çfarë do që të ndodhë nuk do të bëjmë kompromis për shenjtërinë e Islamit”.

Ai tha se do t’i mbrojë gjithmonë vlerat e myslimanëve.

“Ne kemi një krenari dhe nder. Mund të kemi marrëdhënie të mira me Trump-in. Por, çfarëdo që të ndodhë nuk do të bëjmë kompromis me shenjtërinë e Islamit”, tha ai.

“I anulova të gjitha takimet kur më thirri Erdoğani”.

Rezak foli me lavdërim për përpjekjet e Turqisë lidhur me Kudsin.

Duke folur për ndjeshmërinë e Turqisë për Kudsin, Rezak tha se “Presidenti Erdogan pas deklaratës së SHBA-ve për Kudsin më thirri dhe më ftoi në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI). Gjatë asaj kohe duhej të zhvilloja disa takime të tjera. Por, nuk do të mund të kishte ndonjë gjë më të rëndësishme se kjo çështje”. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori