LAJMI I FUNDIT:

BE anulon grant 28 milionë euro për Portin e Durrësit, reagon Balluku: Është kërkuar nga qeveria që në 2019-ën

BE anulon grant 28 milionë euro për Portin e Durrësit, reagon Balluku: Është kërkuar nga qeveria që në 2019-ën

Bashkimi Evropian ka anuluar një grant prej 28 milionë eurosh për rikonstruksionin e dy kalatave të terminatlit të Portit të Durrësit.

Publikimi i këtij informacioni vjen pikërisht në momentin kur në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet projekti për transformimin e Portit të Durrësit në një marinë dhe zonë rezidenciale dhe planifikohet transferimi i funksioneve të portit në Porto Romano.


Sipas një publikimi në faqen zyrtare të “Western Balkan Investment Framework” (Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor), ky projekt mban tashmë statusin ‘i anuluar’.

Në përshkrimin e projektit në këtë faqe, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta.

“Porti i Durrësit aktualisht trajton rreth 90 për qind të shkëmbimit detar të vendit në tonazh dhe 53 përqind të të gjithë tregtisë ndërkombëtare. Terminali ka gjithsej pesë kalata dhe ka një sipërfaqe prej 92,680 m2. Kalatat 1 dhe 2 janë në gjendje të keqe dhe të parregullt. E para u ndërtua në vitin 1972 dhe e dyta midis viteve 1945 dhe 1951. Disa rehabilitime u kryen në vitin 1994″, thuhet në njoftim.

Ndërkohë gjatë fjalës në Kuvend, zënedëskryeministrja Belinda Balluku tha se anulimi i grantit ishte kërkuar prej saj në vitin 2019.

“E kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj me përgjegjësi të plotë në 2019,kur nuk flitej për Albbar. As e dinim se do vinte një ditë që porti i Durrësit do shfaqte interes për investitorët e hua. E kam kërkuar në 2019 që kjo kredi të anulohej. 28 mln euro kërkoheshin të merreshin kredi nga BE për të rritur kapacitetet e general kargos, pra për të future në port më shumë qymyr, cimento e grur”, tha ajo.

“Nuk kishte si të merrte Shqipëria 28 mln euro për të përmirësuar kalatën 1 dhe 2, sepse nuk bënte më asnjë sens ekonomik dhe teknik. U ulëm me BE dhe e diskutuam pasi aplikimi i projektit ishte bërë para 12 vjetësh. Në 12 vjet ky vend ka ndërruar prioritete dhe strategji. Si mund të merrnim kredi për të cilën ishte menduar 12 vite me parë, për të forcuar kalatën, për të shtuar qymyrin dhe çimenton në portin e Durrësit. Ndërkohë Durrësi është projektuar si një hap turistik. Ka strategji dhe prioritete të reja për Shqipërinë, ashtu si edhe për Durrësin,” u shpreh Balluku në seancë plenare”, shtoi Balluku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori