LAJMI I FUNDIT:

Anulohet debati Haradinaj-Hoti-Kurti

Anulohet debati Haradinaj-Hoti-Kurti

Ballafaqimi i parë dhe ekskluziv i kandidatëve për kryeministër vendi, i paraparë të mbahej të premten në Klan Kosova, është anuluar.

Ky debat, sipas Klan Kosovës, u anulua për shkak të një njoftimi të Komisionit të Pavarur për Media në të cilën ky ballafaqim cilësohej i jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.


Më pas një nga koalicionet e subjekteve partiake në vend duke iu referuar këtij njoftimi, ka kërkuar që të mos jetë pjesë e debatit të madh.

Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti kishin konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen në debatin me Baton Haxhiun, që do të fillonte të premtën në ora 21:00.