LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte në bisedime me Tottenhamin

Antonio Conte në bisedime me Tottenhamin

Antonio Conte që shumë shpejtë të bëhet drejtues i një skuadre të re.

Trajneri italian u largua nga Interi menjëherë pas triumfit në Serie A, shkaku i mosmarrëveshjeve me klubin.


Kështu, sipas asaj që raporton gazetari Angelo Mangiante, Tottenhami ka filluar bisedimet me Conten.

Spurs e shkarkuan Jose Mourinhon shkaku i rezultateve të dobëta, ndërsa janë në kërkim të një strategu të ri.

Andaj, italiani është në listën e tyre dhe marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme në një kontratë dyvjeçare.

Conte edhe më parë ka qenë në Ligën Premier, aty ku arriti të fitonte titullin dhe FA Kupën me Chelsean brenda dy vitesh. /Telegrafi/