LAJMI I FUNDIT:

Antibiotikët te fëmijët, farmacistja Mehaj tregon se me çka duhet të shoqërohen patjetër

Antibiotikët te fëmijët, farmacistja Mehaj tregon se me çka duhet të shoqërohen patjetër

Farmacistja Dardana Mehaj bën të ditur se antibiotikët në asnjë mënyrë nuk duhet të merren pa recetë të mjekut.

Mehaj gjatë Podcastit në Telegrafi.com me redaktoren Besnike Salihu thekson se përdorimi i tepruar i barnave mund të shkaktojë rezistencë dhe pastaj atëherë kur nevojiten më së shumti mund të mos reagojnë.


Ajo po ashtu tregon se me çfarë duhet të shoqërohen patjetër antibiotikët te fëmijët atëherë kur mjekët konstatojnë se antibiotikët janë të nevojshëm.

“Këtu vjen shprehje profesioni i farmacistit i cili përpos detyrave tjera që i ka, një prej detyrave kryesore është edhe këshilldhënia…

Në rast se te mjeku jeni drejtu me problemin që fëmija ka nevojë mu trajtu me terapi, mjeku ia jep terapinë, po është farmacisti ai që duhet në rast se mjeku ka harru të jap këshilla shtesë që nevoja e përdorimit të antibiotikut, dhënia e antibiotikut duhet të shoqërohet gjithmonë me konsum sa më të madh të lëngjeve, pijeve, supave d.m.th gjëra të lëngshme sepse shumicën e rasteve ka efekte anësore.

Shembull një gamë e gjerë e antibiotikëve si efekt anësor ka barkqitje dhe gjithmonë shoqërohet me një produkt… këtë rast janë lactobacilet që e stabilizojnë florën normale në organizëm që mos të vijë te barkqitja.

Paraprakisht duhet marrë pasa parandaluese që mos me ardh te ai efekt anësor…

Gjithmonë kur shohim që janë përshkruar antibiotikët duhen edhe me vitaminë shtesë, vitaminë C e tjera, lëngje sa më shumë… Duhet të ketë po ashtu kujdes në kohëzgjatjen sa qëndron antibiotikët kur hapen…

Ato duhet të qëndrojnë në vend të errët dhe palagështi…”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori