LAJMI I FUNDIT:

Ansambli “Agimi” jep premierën e “Eposit 2” në Galeria Shopping Mall, në Prizren, më 17 shkurt

Ansambli “Agimi” jep premierën e “Eposit 2” në Galeria Shopping Mall, në Prizren, më 17 shkurt

Të enjten, me 17 Shkurt me fillim prej orës 14:00 në GALERIA Shopping Mall fillon festa me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Edhe këtë vit fryma festive do të mbretëroj në ambientin e qendrës me flamuj që valojnë e motive të ndryshme kombëtare, ndërsa për dallim nga vitet e kaluara kësaj radhe në programin special të organizuar enkas për festën e Pavarësisë do të shfaqen këto pika artistike nga ansambli i këngëve dhe valleve “Agimi”;

  • Valle popullore nga grupi i fëmijëve

  • Shfaqja e premierës së “Eposit 2”

  • Ekspozitë e pikturave me motive kombëtare

Programi i pasur kulturo-artistik përcjell tek çdo vizitorë emocionin dhe ndjenjën kombëtare me valle kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare. E në veçanti me shfaqjen e premierës së “Eposit 2” që jep dokumentarin e historikut shqiptarë me koreografi e artistë të zgjedhur. Festa do të vazhdoj edhe me datë 19 dhe 20 shkurt nga ora 14:00 me magjistarin dhe këmbëgjatët që do të performojnë me lojëra të shumta për të argëtuar vizitorët.

Në ambientin e GALERIA Shopping Mall mund të kaloni çaste të këndshme me familjarët dhe miqtë tuaj, si dhe të shijoni ushqime të shijshme, kryeni blerjet me përzgjedhje të panumërta që ju ofron qendra Galeria, si dhe të argëtoheni në njërin nga këndet e argëtimit. Mos harroni se qendra GALERIA në Prizren posedon panoramën perfekte për të krijuar fotografi të bukura.

Të festojmë së bashku edhe një përvjetorë të pavarësisë, ju mirëpresim në ambientin e Galeria Shopping Mall në Prizren.

 

Artikull i sponzorizuar