Anna Wintour i ka zgjedhur: Këto pesë dama janë veshur më së miri në vitin 2019!

Sipas zgjedhjes së redaktores së revistës “Vogue”, ato kanë meritën të marrin këtë titull miklues
Gjë e pritur plotësisht, në listë është gjendur Meghan Markle, të cilën Ana e ka përshkruar si personalitetin më modern të familjes mbretërore, transmeton Telegrafi.
Damave në gjithë botën vërtet u ka pëlqyer stili i saj klasik dhe elegant.
Stili i manekines Naomi Campbell me kalimin e moshës po bëhet gjithnjë e më i mirë, ndërkaq 2019-a përfundimisht ishte koha e saj që të shndriste me shkëlqim të plotë.
Këngëtarja e cila dikur ka ditur të na mrekullojë me veshjet e saj, t’i rikujtojmë vetëm edhe fustanet e famshme nga mishi. Lady Gaga këtë vit është gjendur në listën e të veshurave më së miri. Stili i saj ka përjetuar evolucion të vërtetë gjatë disa viteve të fundit. Me zgjedhjet e saj të pazakonshme të modës e ka merituar vendin në këtë listë.

















































