Ankthi te të rinjtë, stresi dhe mënyra e shpejtë e jetesës konsiderohen si nxitës
Shfaqja e ankthit te të rinjtë është gjithnjë e më e shpeshtë, ndërsa mënyra e shpejtë e jetesës dhe stresi, janë padyshim nxitës të kësaj gjendjeje.
Në fakt, anksioziteti në një formë, është një reagim natyral i pritshëm i secilit njeri kur ndodhet në një situatë, e cila kërkon një përshtatje që i tejkalon potencialet personale.
Psikologët thonë se shkaktarët e ankthit te të rinjtë duhet të kërkohen te stresi i përditshëm dhe para së gjithash, te mënyra joadekuate e përballjes me situatat stresuese.
Të rinjtë, nuk kanë ndërtuar aftësi adekuate për t’u përballur me stresin – gjegjësisht mënyra konstruktive të zgjidhjes së problemeve jetësore. Shpesh nuk kanë edhe mbështetje nga rrethi, iu mungon mirëkuptimi dhe mbështetja për probleme të tilla.
Në raste të caktuara, ankthi është i dëshirueshëm, sepse i avancon dhe i motivon njerëzit. Megjithatë, ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se nëse anksioziteti është i shpeshtë, afatgjatë dhe intensiv, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë – sidomos në kur shfaqet në situatat që nuk janë kërcënuese për ne, por ne i konsiderojmë të rrezikshme. Në këto raste, ankthi çrregullon përditshmërinë tonë, prish funksionalitetin dhe në situata të këtilla duhet kërkuar ndihma profesionale.
Më e rëndësishmja në këto situata është që ta kuptojmë se kemi një problem dhe të kërkojmë ndihmë. Çrregullimet më të shpeshta të anksiozitetit që hasen te të rinjtë janë: çrregullimet e përgjithshme të ankthit, fobitë, çrregullimet panikut e të tjerë. Ndërsa duhet rikujtuar se problemi zgjidhet më lehtë kur kanë mbështetje adekuate dhe mirëkuptim nga rrethi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE