Ankthi dhe stresi: Armiqtë e heshtur që sjellin këto probleme shëndetësore
Të gjithëve na ndodh që të shqetësohemi herë pas herë, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen dhe sfidat e panjohura që sjell jeta në momente të ndryshme të saj
Mirëpo kur shqetësimi kthehet në obsesion dhe ndieni se po ju gllabëron dalëngadalë dëshirën për t’u përqendruar dhe jetuar, ai merr një tjetër emër: ankth.
Po ç’është ankthi? Ankthi është një ndjenjë e përgjithshme, e vakët frike shpesh ndaj një rreziku të papërcaktuar ose të panjohur, jo real, të padukshëm. Një vrasës i heshtur që sjell këto probleme shëndetësore:
Sistemi nervor: Ky rrjet mesazhesh përfshin trurin, palcën kurrizore, nervat dhe qeliza speciale të quajtura neurone. Shqetësimi i tepërt mund ta nxisë këtë rrjet të prodhojë hormone të stresit, të cilat përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe transportojnë më shumë gjak në krahë dhe këmbë.
Me kalimin e kohës, mund të ndikojnë në zemër, enët e gjakut, muskujt dhe sisteme të tjera.
Muskujt: Kur jeni të shqetësuar për diçka, mund të sforcohen muskujt në kraharor dhe qafë, duke rritur rrezikun për shfaqjen e dhimbjes së kokës dhe migrenës.
Masazhimi ose teknikat e relaksimit, si frymëmarrja e thellë dhe joga, mund të ndihmojnë për t’u qetësuar.
Zemra: Të shqetësuarit gjatë gjithë kohës mund të ndikojë edhe në zemër, duke rritur rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, atakut në zemër ose goditjes në tru.
Nivelet e larta të ankthit mund të nxisin edhe prodhimin e hormoneve të stresit, që shkaktojnë shpejtim të rrahjeve të zemrës. Nëse kjo ndodh shpesh, mund të inflamohen enët e gjakut, duke çuar në sforcim të mureve arteriale, rritje të niveleve të kolesterolit dhe probleme të tjera.
Sistemi imunitar: Ndikimet fizike të shqetësimit në trup dobësojnë sistemin imunitar, duke vështirësuar luftimin e viruseve dhe mikrobeve.
Kështu, nëse vuani nga gripi, herpesi apo viruse të tjera, do ta keni më të vështirë që të shëroheni nëse shqetësoheni gjatë gjithë kohës apo vuani nga ankthi.
Shëndeti seksual: Shqetësimi dhe ankthi mund t’ju bëjë më pak të interesuar për të kryer marrëdhënie seksuale. Me kalimin e kohës, mund të ulë nivelet e testosteronit te meshkujt, duke ndikuar në zhvillimin e spermës ose ngadalësuar ose ndaluar reagimin normal të trupit kur do që të kryejë marrëdhënie seksuale.
Për gratë në fazën e menopauzës, ankthi dhe shqetësimi mund të përkeqësojnë afshet e nxehta dhe problemet me gjumin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre