Pronarët e disa kompanive të autobusëve që qarkullojnë në linjat nga Kosova në Serbi thonë se një vendim i Ministrisë së Infrastrukturës po pengon qarkullimin e tyre të rregullt.
Si rezultat udhëtarët po detyrohen të kalojnë kufirin këmbë mbi një kilometër për të vazhduar rrugën me një autobus tjetër të së njëjtës kompani. Ministria e Infrastrukturës thotë se linjat që kanë leje nuk kanë asnjë problem në lëvizje.
Qindra udhëtarë shqiptarë e serbë brenda një dite vazhdojnë të kalojnë këmbë kufirin Kosovë – Serbi. Ata udhëtojnë me një autobus deri në pikë kalimin kufitarë në Merdarë pastaj zbresin dhe kalojnë këmbë kontrollin e dokumnetve dhe më pas vazhdojnë rrugën me një autobus tjetër brenda territorit të Serbisë.
Pronarët e dy kompanive të kontaktuar nga Radio Kosova, “Adio Tours” dhe “Erhan Tours” thonë se nga java e parë e shtatorit, Ministria e Infrastrukturës ka ndaluar kalimin e autobusëve të tyre nga Kosova, për të frenuar sipas tyre fluksin e emigrantëve ilegalë.
Hamdi Retkoceri, nga kompania “Adio Tours” që mban një linjë të rregullt Prishtinë – Beograd ka shpjeguar se Ministra e Infrastrukturës po pengon operimin direkt të autobusëve të tyre për në Serbi.
Sipas Ratkocerit për këtë arsye udhëtarët po detyrohen të kalojnë këmbë kufirin.
“Deri në Piken kufitare udhëtojmë më një autobus, prej pikës kufitare duhet te zbresin udhëtarët dhe të ecin këmbë për të kaluar piken kufitare, pastaj për të vazhduar me autobus tjetër”.
Pronari i kompanisë “Erhan Tours”, Erhan Elshani po ashtu i ka thënë Radio Kosovës se po detyrohen të zbresin udhëtarët në kufi për të kaluar këmbë kufirin, raporton RTK.
Sipas Elshanit pleq të sëmurë dhe fëmijë të vegjël po detyrohen ditën dhe natën të kalojnë këmbë mbi një kilometër.
Të dy kompanitë thonë se kanë dorëzuar një ankesë në Ministrinë e Infrastrukturës, duke e quajtur këtë shkelje të lirisë së lëvizjes. Ata thonë se kanë leje të rregullta qarkullimi.
Por, drejtori i Departamentit të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës, Xhemë Veseli ka thënë se nga ana e Kosovës nuk ka asnjë problem për linjat që kanë dokumente të rregullta për operim.
“Aktualisht diku tetë operatorë i kemi që kanë të drejtë të operojnë në drejtim të Serbisë, Por a funksionojnë apo nuk funksionojnë po besoj këtë pune e dinë më mirë policia e pikës kufitare, sa i përket anës tonë nuk ka problem, por nga ana Serbisë ata mund të marrin veprime të një anshme pa pëlqimin tonë, ne nuk mund të ndërhyjmë në politikat e tyre’’.
Sipas Veselit disa nga kompanitë nuk kanë leje qarkullimi. Radio Kosova gjithashtu ka kontaktuar policinë në lidhje me autobusët që zbresin udhëtarët në kufij dhe më pas ata kalojnë këmbë kufirin. Por as policia nuk ka dhënë ndonjë sqarim të plotë se çka saktësisht po ndodhë me këto linja të autobusëve për në Serbi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama refuzoi interpelancën, Bardhi: Frikacak e qesharak
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Kasami: Garantojmë se në qeverinë e ardhshme do të bëjmë ndryshimet kushtetuese
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre