LAJMI I FUNDIT:

Ankesë në Gjykatën Supreme apo dorëheqje dhe mbajtja e dënimit? Mundësitë e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi pas vendimit të Gjykatës së Apelit

Ankesë në Gjykatën Supreme apo dorëheqje dhe mbajtja e dënimit? Mundësitë e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi pas vendimit të Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh me burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Gjithashtu, dënimi me burg me efektiv prej një viti, gjykata e shkallës së dytë ia ka vërtetuar edhe të akuzuarit tjetër, Muharrem Rama.


Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale, detyrim në tentativë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit dhe ankesa në Gjykatën Supreme

Në këtë rast, ky vendim i marr nga Gjykata e Apelit është i formës së plotfuqishme dhe i njëjti do të ekzekutohet brenda 15 ditësh.

Në rast, të mos përgjigjes vullnetare së ftesës për vuajtje të dënimit, ligji parasheh se tashmë i dënuari (Agim Ademi), mund të arrestohet për t’u dërguar në vuajtje të dënimit.

Pavarësisht kësaj, i dënuari nga të dy shkallët gjyqësore (Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit), në këtë rast kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka të drejtë të përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike në Gjykatën Supreme, për mbrojtje të ligjshmërisë, nëse vlerësohet se ka shkelje në aktgjykimet e dy shkallëve tjera.

Dorëheqja e tij e Agim Ademit nga pozita e kryetarit të FFK-së

Telegrafi ka tentuar që të kontaktojë me drejtuesit e FFK-së, por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur.

Mësohet se Agim Ademi është një udhëtim jashtë vendit.

Një nga hapat që mund të marr i pari i FFK-së, është dorëheqja e tij nga posti që mban dhe FFK-të të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar.

Tash e një kohë janë disa klube të Superligë dhe Ligës së Parë, që shihen si opozitë të Agim Ademit, mund të vijnë me propozim për kryetar të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori