LAJMI I FUNDIT:

Ankaraja dhe Athina diskutojnë rreth parandalimit të konflikteve në Mesdhe

Ankaraja dhe Athina diskutojnë rreth parandalimit të konflikteve në Mesdhe

Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar parandalimin e tensioneve të mëtejshme ushtarake në Mesdheun lindor, tha një burim pranë shërbimeve turke të sigurisë.

Zyrtarët ushtarakë nga të dy vendet e NATO-s do të flisnin të martën, por Aleanca i shtyu ato bisedime, raporton reuters.

Bisedimet për shmangien e një konflikti ushtarak, të njoftuar javën e kaluar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkojnë të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe incidenteve të tilla, si përplasja e muajit të kaluar midis anijeve luftarake të dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Stërvitja mes tensionesh, Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros demonstrojnë forcën ushtarake
Lexo po ashtu Stërvitja mes tensionesh, Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros demonstrojnë forcën ushtarake

Ujërat e Mesdheut në perëndim të Qipros – Ankaraja po i sheh si pjesë të vijës së saj bregdetare gjersa Greqia po kushtëzon bisedimet me tërheqjen e anijeve turke nga ujërat e diskutueshme.

Nga ana tjetër, Turqia përgjigjet se nuk do të flasë nëse vendosen parakushtet për dialog. Bisedimet teknike në selinë e NATO-s nuk kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet territoriale, por do të përqendrohen në krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis forcave të armatosura të të dy vendeve.

Sipas një burimi ushtarak turk, Ankara “mbështet përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen përmes dialogut dhe pa asnjë parakusht”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori