LAJMI I FUNDIT:

“Anima Mundi” me kërkesë për kandidatët për kryetarë komunash

“Anima Mundi” me kërkesë për kandidatët për kryetarë komunash

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Anima Mundi” dhe 11 organizata tjera nga qytete të ndryshme, kanë dorëzuar kërkesë deri tek kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, që të zgjidhin problemin me numrin e madh të kafshëve endacake.

“Kërkojmë zgjidhje për problemin me numrin e madh të kafshëve endacake, gjegjësisht komunat dhe kandidatët për kryetarë komunash nga çdo parti, të angazhohen për sterilizimin dhe vaksinimin e tyre”, thuhet në njoftimin e organizatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Organizatat gjithashtu kërkojnë nga kandidatët për kryetarë komunash që të bashkëpunojnë me ata dhe të zgjidhin problemin me kafshët endacake.

“Komunat të promovojnë humanitet ndaj kafshëve dhe edukim, fushata pozivite, subvencionimin e viksinimit, ndërsa të ketë bashkëpunim edhe me qytetarët dhe me organizata tjera”, thonë organizatat./Telegrafi/