LAJMI I FUNDIT:

Anija që Sarandës i solli mbi një mijë turistë italianë

Anija që Sarandës i solli mbi një mijë turistë italianë

Plazhi i mrekullueshëm i Sarandës është padyshim një nga atraksionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe sidomos ata të huaj, të cilët zgjedhin të pushojnë në vijën bregdetare “magjike” të këtij qyteti.

Në portin e Sarandës është ankoruar anija “St’Damian”, e cila në bordin e saj transportonte më shumë se 1200 turistë italianë si dhe mbi 150 makina, shifra të cilat u konfirmuan për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) nga drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha.


“Anija ‘St’Damian’ konsiderohet anije turistike dhe vjen me listë të mbyllur, vetëm me italianë dhe qëndron 1 ose 2 javë. Sot kishte më shumë se 1200 pasagjerë dhe mbi 150 makina. Ata kanë përfaqësues në Sarandë, një agjent detar, i cili njofton për të gjitha këto anije turistike, duke bërë njoftimin në port te kapitaneria dhe te policia kufitare, që bëhet 24 orë para nisjes së tragetit, për të parë nëse ka kalatë të lirë për ankorimin e saj. Këto lloj anijesh vijnë rreth orës 05:00 ose 06:00 të mëngjesit dhe rreth orës 12 të drekës niset për në Itali grupi që ka ardhur 1 javë ose 2 javë para, duke mos marrë asnjë udhëtar në bordin e tyre, përveç atyre italianë”, thekson drejtoresha.

E pyetur rreth shërbimeve si dhe organizmin e kapitenerisë së portit për ankorimin dhe sigurinë e turistëve, drejtoresha Statha shprehet se nga ana e tyre po bëhet një punë mjaft e mirë, si në ankorim, por edhe në urimin e mirëseardhjes së parë për turistët.

Drejtoresha e Portit të Sarandës bëri me dije për ATSH se gjatë javëve në vijim pritet që anije të këtij lloji të sjellin edhe më shumë turistë italianë, ku numri i tyre mund të jetë edhe mbi 2000 mijë.

“Kjo anije erdhi sot për herë të parë, por tre të hënat e mëparshme kemi pasur anije të tjera që na kanë vizituar, me një numër mjaft të lartë turistësh.

Tri të hënat e para erdhi “Red Stari” ndërsa kjo anije që ka ardhur sot ka bërë rezervime edhe për 5 herë të tjera për të ardhur në Sarandë.

Numri më i vogël që ka sjellë kjo anije ka qenë rreth 400 veta, sot shikoj më shumë se 1200 dhe sipas komunikimit që kemi pasur, edhe agjendën, herës tjetër do të jenë më shumë se 2 mijë turistë në këtë anije”, theksoi Statha.

Saranda është kthyer në një destinacion turistik mjaft i dashur jo vetëm për turistët vendas por edhe ata të, të cilët zgjedhin të pushojnë pranë detit të pastër dhe qetësisë që të ofrojnë plazhet e jugut të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori