LAJMI I FUNDIT:

Anija kozmike indiane dërgoi imazhet e para nga udhëtimi drejt Diellit

Anija kozmike indiane dërgoi imazhet e para nga udhëtimi drejt Diellit

Agjencia indiane e hapësirës ISRO ka publikuar imazhet e para të dërguara nga anija kozmike Aditya-L1 nga udhëtimi drejt Diellit.

Aditya-L1 u lansua të shtunën dhe është në një udhëtim prej 1.5 milion kilometrash, i cili do të marrë katër muaj kohë për të arritur në destinacion. Është një distancë që përfaqëson vetëm 1 për qind të distancës midis Tokës dhe Diellit.


Misioni i parë diellor i Indisë filloi vetëm disa ditë pasi vendi u bë i pari që bëri me sukses një ulje të lehtë pranë polit jugor të hënës.

ISRO publikoi sot dy foto të marra nga kamera e montuar në anijen kozmike Aditya-L1, të cilat janë realizuar më 4 shtator.

Një nga fotot tregon Tokën dhe Hënën në një kornizë, planeti ynë është i madh, ndërsa sateliti i tij natyror është një grimcë e vogël në distancë. Fotografia e dytë është një selfie që tregon dy nga shtatë instrumentet me të cilat është pajisur anija kozmike.

Misioni i parë hapësinor i Indisë i përqendruar në studimin e Diellit u emërua pas Surya, perëndisë së Diellit Hindu, i cili njihet gjithashtu si Aditya.

Emërtimi L1 tregon Pikën Langrange 1, vendin midis Diellit dhe Tokës në të cilin anija kozmike indiane po udhëton.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ESA deklaron se kjo është pika ku forcat gravitacionale të dy objekteve të mëdha, si Dielli dhe Toka, anulojnë njëra-tjetrën duke lejuar anijen të “notojë”.

Kur Aditya-L1 arrin “vendin e parkimit”, ai mund të rrotullohet rreth Diellit me të njëjtën shpejtësi si Toka, që do të thotë se anijes do t’i duhet shumë pak karburant për të funksionuar.

Që nga nisja e së shtunës, anija kozmike ka përfunduar tashmë dy manovra rreth Tokës dhe pas përfundimit të tre të tjera, ajo do të shkojë drejt pikës L1.

Pas kësaj, ata do të jenë në gjendje të vëzhgojnë vazhdimisht Diellin dhe të kryejnë kërkime shkencore.

ISRO nuk tha se sa kushtoi misioni, por spekulohet të jetë 46 milionë dollarë (43 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori