LAJMI I FUNDIT:

Anglia rikujton mikpritjen fantastike që iu bë në Kosovë para një viti

Anglia rikujton mikpritjen fantastike që iu bë në Kosovë para një viti

Federata e Anglisë nuk ka harruar të rikujtojë mikpritjen e madhe që iu bë para një viti nga Kosova.

‘Dardanët’ ishin nikoqir të Tre Luanëve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.


Nga rrugëtimi i tyre prej aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, e deri te futja e tyre në fushë, për lojtarët e Anglisë ishte bërë një pritje speciale.

Jo vetëm ndaj lojtarëve, të njëjtin fat e kishin përjetuar edhe tifozët, që kishin mbetur të habitur nga zemërgjerësia e popullit shqiptar në Kosovë.

Edhe pse Përfaqësuesja jonë në atë takim ishte mposhtur 4-0, anglezët sërish u përcollën me duartrokitje.

Ato momentet të bukura që i përjetuan një vit më parë, Anglia i ka rikthyer sërish në memorie. /Telegrafi/