LAJMI I FUNDIT:

Anglia me një sulmues më shumë ndaj Francës, Sterling rikthehet në Katar

Anglia me një sulmues më shumë ndaj Francës, Sterling rikthehet në Katar

Anglia ka marrë një lajm të madh para duelit në çerekfinalen e Kupës së Botës me Francën.

Reklama

Njëri nga sulmuesit më të mirë të kësaj Përfaqësuese, Raheem Sterling është rikthyer përsëri në Katar, pas disa ditëve të kaluara në Angli.

Sulmuesi anësorë u rikthyer në Angli pasi familja e tij pësoi një sulm të frikshëm në fundjavë ku disa persona të armatosur u futën në shtëpinë e tij.

Gruaja dhe tre fëmijët e tij u tmerruan nga hajdutët që kishin arritur të marrin gjëra me vlerë rreth 300 mijë euro.

Sterling u rikthye në Angli duke u largua nga Kupa e Botës, pasi për të primare ishte siguria e familjes së tij.

Gjithsesi tani çdo gjë është në rregull dhe sulmuesi i Chelseat do të rikthehet në Katar për t’i ndihmuar Përfaqësueses angleze për sfidën çerekfinale ndaj Francës.

Anësori që ka mbushur sot 28 vite do të udhëtojë drejt Katarit të premten dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Gareth Southgate për sfidën e së shtunës mbrëma. /Telegrafi/