LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Pritet investim i Polonisë në industrinë automobilistike

Angjushev: Pritet investim i Polonisë në industrinë automobilistike

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot konfirmoi se në suaza të vizitës në Varshavë këtë javë, ka biseduar me kompaninë polake e cila planifikon investim në Maqedoni.

Siç tha para ngjarjes me rastin e javës Evropiane të startup, ka edhe datë kur do të fillojë ndërtimi i fabrikës së re, pot këtë do ta kumtojë kompania, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pata bisedime. Shpresoj se do të jenë të suksesshme dhe se do të rezultojnë me ndërtimin e fabrikës së re nga industria automobilistike. Por unë do ta lë ata të përfundojnë dh, siç është rendi, investuesit vetë ta kumtojnë datën e fillimit të investimit”, theksoi Angjushev./Telegrafi/