LAJMI I FUNDIT:

Angellovski: MPB shkatërron një grup kriminal që trafikonte emigrant për në Evropë

Angellovski: MPB shkatërron një grup kriminal që trafikonte emigrant për në Evropë

Sektori për luftim të krimit të organizuar dhe serioz në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me njësitet tjera organizative në Ministri dhe të Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të organizuar, informon se e ka shkatërruar një grup kriminel të cilët kanë trafikuar emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku nga Greqia dhe nëpërmjet Kumanovës dhe i kanë transferuar në Serbi për në shtetet evropiane.

Siç tha në konferencë për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, çmimi për transferim të këtyre personave ishte nga 500 deri në 700 euro për person.


“U shkatërrua grupi kriminel gjashtë anëtarësh, i cili është marrë me trafikim të emigrantëve. Organizatorët kryesor të grupit kriminel janë dy vëllezër nga Bogdanci, bashkë me persona nga Greqia. Më saktë, me ndihmën e personave nga Greqia emigrantët u sollën në territorin e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë ilegale, në afërsi të Strumicës, Gjevgjelisë dhe Dojranit, ku janë pritur nga anëtarë të grupi kriminel dhe me vetura janë dërguar në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Atje i ka pritur personi i cili ka qenë i angazhuar për strehimin e tyre dhe për transferimin e tyre në Serbi deri te shtetet evropiane”, tha Angellovski.

Personat që janë trafikuar, kanë qenë nga Afganistani, Pakistani, Iraku dhe qytetarë nga Lindja e Mesme dhe e Afërt.

Angellovski njoftoi, se janë realizuar bastisje në më shumë lokalitete, janë arrestuar 4 persona, kurse një person që para disa muajsh vuan masën e paraburgimit gjithashtu për këtë vepër.