LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane vizitë zyrtare në Berlin

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane vizitë zyrtare në Berlin

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat. Me këtë rast ata kanë kërkuar nga deputetë të parlamentit gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane ndodhen për një vizitë zyrtare në Berlin.


Vizita e delegacionit e udhëhequr nga kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Njomza Emini, dhe anëtarët: Valdete Bajrami, Slobodan Petroviq, Bislim Zogaj, Fatmir Xhelili, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Donika Kadaj-Bujupi, Time Kadriaj, dhe Kujtim Paçaku, kanë zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat.

Në Parlament janë pritur nga Stephan Albani, Kryesues i Grupit të Miqësisë parlamentare për Marrëdhëniet me Shtetet e Evropës Juglindore.

Emini, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit, kanë kërkuar nga deputetë të Parlamentit gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu, gjatë këtyre takimeve është kërkuar mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale.

Me këtë rast, Albani është shprehur i gatshëm për mbështetjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE dhe për forcimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy vendeve.

Delegacionit i Kuvendit gjatë vizitës ka zhvilluar takime në Bundesrat, me ç‘rast është pritur nga Ulrike Hiller, nënkryetare e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit, ndërsa nga Hiller është kërkuar që të jetë  si një çështje e rëndësishme liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, delegacioni është takuar me Matthias Luttenberg, zëvendësshef i Divizionit 212 – për Evropë Qendrore, Juglindore dhe Lindore, Kaukaz Jugor dhe Azi Qendrore, në Zyrën Federale të Kancelares.

Në këtë takim është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme që ndërlidhen me liberalizimin e vizave (përmbushjen e kritereve siç është demarkacioni dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit), dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, lobimin tek pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Luttenberg ka diskutuar me anëtarët e këtij delegacioni për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian për Kosovën.

Ky delegacioni i Kuvendit, po ashtu ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin. Vizita zyrtare dy ditore në Berlin është mbështetur nga qeveria gjermane përmes Projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Kalo në kategori